Bernard Berisha e ‘ngjalli’ Kosovën me inkuadrimin e tij, por nuk arriti të ndihmojë kombëtaren që të marrë rezultat pozitiv. Kosova u mposht nga Greqia me rezultatin e ngushtë 1-2.
Berisha pas golit të realizuar reagoi ashpër, duke bërë veprimin me duar që nënkupton “mbyllje të gojës”. Ai bëri këtë gjest duke iu drejtuar trajnerit, mirëpo s’e kemi të qartë nëse e kishte me të.
Berisha pas ndeshjes tha se nuk e kishte me trajnerin dhe i kërkoi falje të gjithëve.
“Jo thjesht nuk ishte te beje direkt me trajnerin, por une per dy vite nuk kam luajtur per asnje minut ne nje ndeshje zyrtare. Por une e kam bere sepse nuk kam pasur minutazhen e duhur, por vendos trajneri, une do te jem i gatshem si nje ushtar, qe vjen ne vend per te luftuar per vendin e vete”, tha fillimisht ai.
“Une do te jem i gatshem gjithmone, nese trajneri e ka marre qe gjesti ka qene per te, une i them qysh tani qe grumbullimin tjeter qe te mos me ftoje ne ndeshjen e radhes. I kerkoj falje te gjithe tifozeve, kam vuajtur shume edhe kur kam qene ne top forme. Une do te jem i gatshem, sot ky gol feston per nenen time qe sot feston ditelindjen. Kam vuajtur shume ne keto dy vite”, përfundoi ai.