Në një ndeshje të zbehtë në kryeqytet, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 nga helenët.
Në këtë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, skuadra “Dardane” bëri një paraqitje të dobët pas shumë mungesave në formacionin bazë.
Pas ndeshjes, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e sontme të skuadrës.
“Kemi menduar se do të dalim më mirë. Kemi bërë gabime që i ndodhin secilit. Kemi krijuar raste dhe kemi bërë presion. Bernard Berisha e jepi një frymë te re, por nuk arritëm”, deklaroi Berisha në “RTK”, përcjell “Zeri.info”.
“Sot askush nuk është i kënaqur, po nisem nga vetja. Shpresoj se do të aktivizohemi më mirë me ekipet tona dhe të jemi gati për Maqedoninë e Veriut”, tregoi ai.