Josip Ilicic pritet të kthehet te skuadra e Atalantas.
Ylli slloven i Atalanta, Josip Ilicic, pritet që nesër t’i bashkohet skuadrës së Atalantas, pas një mungese të gjatë.
Lojtari ka vuajtur nga depresioni së fundmi, duke mos mundur t’i ndihmojë as skuadrës së tij.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Ilicic do të kthehet nesër në fushën stërvitore, pas gjashtë javëve qëndrimi në Slloveni.
Mbetet të shihet nëse Ilicic do të mund të rikthehet në tempon e duhur për fillimin e sezonit.