Trajneri i xhudos, Driton Toni Kuka, ka thënë disa fjalë pas suksesit të Distria Krasniqit.
Krasniqi, në Grand Slam të Parisit arriti të fitonte medaljen e artë, në kategorinë -52 kilogramë, shkruan lajmi.net.
Distria mposhti në finale kundërshtaren italiane, për të shtuar një medalje ari në koleksionin e saj, si dhe për të marrë pikë të vlefshme olimpike.
Kuka është shprehur i lumtur me suksesin e xhudistes së tij, duke thënë se Parisi po merr frymë shqip.
Më poshtë mund ta shihni postimin e Tonit, në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’.