Mësohet detaji që mund ta mbajë Messin te Barcelona – ky është veprimi i Bartomeut

Lionel Messi mund të mbetet te Barcelona pasi që presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, duket se është i gatshëm t’i ofrojë atij kontratë të re.

Babai i argjentinasit, Jorge Messi dhe preisdenti Bartomeu do të takohen këtë të mërkurë, përcjell Insporti

Sipas Moises Llorens, gazetarit të ESPN, babai, njëkohësisht agjenti i Messit do të ketë vetëm një kërkesë për djalin e tij.

Ai besohet se do të kërkojë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të largohet si lojtar i lirë, pa asnjë qindarkë, përkundër ofertës për kontratë të re nga kreu i Barcelonës.

Mënyra e vetme që Messi të qëndrojë te klubi, mund të jetë në rast se pranohet oferta e re, për kontratë dy-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *