Në vazhdën e rikthimit të ish-futbollistëve në skuadër, Prishtina duket se ka arritur marrëveshje edhe me Mërgim Pefqelin dhe Donat Hasanajn.
Zyrtari i Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka publikuar një foto me dy lojtarët nga stërvitjet e Prishtinës.
Ndërkohë, faqja zyrtare e klubit ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me dy futbollistët.
Ndryshe, Pefqeli edicionin e kaluar ishte pjesë e Llapit, ku nuk arriti të lë gjurmë, derisa Hasanaj veshi fanellën e rivalit lokal të Prishtinës, Flamurtarit.
Kujtojmë që Prishtina ka prezantuar sot edhe top-transferimin e verës, Sabien Lilajn.