Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, la ekipin e Standart Liege dhe iu bashkua Romës. Shqiptari bën hapin e madh, pasi do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Torino e ka prezantuar para medieve lojtarin dhe ky i fundit ndau përshtypjet e para me gazetarët.
“Përshtypjet e mia të para për Torinon janë shumë pozitive. Gjithmonë më ka tërhequr Serie A dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë mund të luaj shumë role në fushën e lojës, por pozicioni im i preferuar është si mbrojtës i djathtë.
“Jam këtu për disa arsye, por kur isha te Standard Liege, Gillet më bindi që të firmos për Torinon, duke më treguar se sa klub i mirë është. Sajmir Ujkani është një emër tjetër që pati ndikim në vendimin tim.
?️| Vojvoda: "Grazie al Presidente Cairo e al Direttore Vagnati che mi hanno portato qui"https://t.co/Army7fE9DH#SFT
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) August 28, 2020
“Kam një histori të dhimbshme, që më ka ndihmuar shumë në jetën time. Babai im ishte ushtar, na u desh të fluturonim drejt Gjermanisë dhe të riktheheshim në Kosovë, pasi nuk kishim dokumente. Por pavarësisht të gjithave, jam shumë krenar për historinë e familjes time. Kemi vuajtur, por kjo gjë më ka forcuar mua si njeri”, – tha Vojvoda.