Ja sa përfitojnë klubet shqiptare të kualifikuar në Europa League

Sukses i paparë i skuadrave shqiptare në arenën evropiane.

Pas Tiranës në raundin e parë të Championsit, është radha e Teutës, Laçit dhe Kukësit për të kaluar turin e parë në Ligën e Europës.

Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që të gjitha skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Europë të kalonin njëkohësisht turin e parë.

Përveç pjesës së prestigjit, skuadrat shqiptare do të arkëtojnë edhe një shifër të konsiderueshme të ardhurash nga ky kualifikim.

Nga pjesëmarrja e turit të parë, të gjitha skuadrat shqiptare, marrin 240 mijë euro, kalimi në turin e dytë i shton edhe 260 mijë euro, duke e çuar shumën në 500 mijë euro. Pra deri tani, Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë arkëtuar 500 mijë euro vetëm nga kalimi i turit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *