Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilan sot luan ndeshjen më të madhe në histori të klubit, shkruan Insporti.
Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani, sot në “Fadil Vokrri” pret Apoel Nicosia në kuadër të raundit të pare kualifikuese të Europa League.
Kjo është ndeshja e dytë e Gjilanit në Evropë, pasi javën e kaluar mposhtën Tre Penne në San Marino me rezultat të pastër 1-3. Por këtë herë kundërshtari do të jetë më i vështirë, me Apoel Nicosia ekip që shumë shpesh e kemi parë edhe në Ligën e Kampionëve.
Formacioni zyrtar i Gjilanit: Koliçi, Rapa, Kastrati, Veliu, Ferreira, Aziz, Hila, Useini, Hajdari, Progni, Nikaç
Formacioni zyrtar i Apoel Nicosia:
Kujtojmë që Gjilani në këtë ndeshje futet me mungesën e tre sulmuesve, Shend Kelmendi, Keita Razak dhe Tomislav Busiç.
Takimi nis me fillim nga ora 19:00 në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, ku Radio Televizioni i Kosovës ka konfirmuar që do ta transmetojë këtë ndeshje.