Zyrtare: Armend Thaqi largohet nga Prishtina, firmos me Ballkanin

FC Ballkani ka arritur marrëveshje në kohëzgjatje 2-vjeçare me Armend Thaqin.

Këtë e ka bërë klubi nga Suhareka përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“There is new sheriff in town.

Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkani-t. Kemi kënaqësinë tē ju informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për 2 sezonet e ardhëshme

Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim. Na priftë e mbara Armend”, thuhet në njoftim të klubit.

27-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Gjilanit dhe Prishtinës, ku ishte edhe kapiten i skuadrës.

Të dashur tifozë? There is new sheriff in town.Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkani-tKemi…

Posted by FC Ballkani on Tuesday, August 25, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *