Kërkesa për largim e Messit, AP pranon dokumentin nga Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga “Camp Nou” duke mos pranuar të nis parapërgatitjet për edicionin e ardhshëm.

Argjentinasi ka kërkuar që t’i aktivizohet klauzola e lirimit si lojtar i lirë, e cila i ka skaduar me 10 qershor 2020, transmeton arbresh.info.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona nuk është duke e lejuar lojtarin të largohet, ngase klauzola e lirimit vlen 700 milionë euro.

Barcelona ka dërguar edhe dokumentet të AP, në të cilën Messi ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”, por vazhdojnë të provojnë të mos e lejojnë të largohet pa u paguar klauzola.

Bordi i gjigantit spanjoll është mbledhur, kurse vendimi përfundimtar do zbulohet pas disa ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *