Interi ka konfirmuar se Antonio Conte do të vazhdojë të jetë trajner i klubit.
E ardhmja e Contes tek Interi ishte vënë në dyshim pas klubi nuk fitoi asnjë trofe, përkundër që arriti të shkojë në finale të Ligës së Evropës, të cilën e humbi nga Sevilla.
Kurse në Serie A përfundoi në vendin e dytë, pas kampionit Juventusit.
“Klubi dhe Antonio Conte kanë pasur sot një takim konstruktiv me fokus vazhdimësinë dhe strategjinë, në të cilën të dy palët u dakorduan që të vazhdojnë të punojnë së bashku ne projektet e klubit”, thuhet në njoftimin e Interit.
? | STATEMENT
Note from the Club following the meeting with Antonio Conte ?https://t.co/2piD93bYYy
— Inter (@Inter_en) August 25, 2020