Sipas legjendës së Bayern Munich, Lothar Matthaus, Robert Lewandowski është lojtari më i mirë në botë tani.
Sulmuesi polak ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich.
Ai ka shënuar 55 gola në 47 paraqitje këtë sezon, duke ndihmuar Bayern Munich të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
“Golashënuesi më i mirë në Bundesligë, në Kupë dhe në Ligën e Kampionëve. Futbollisti më i mirë në botë është Lewandowski”, ka deklaruar Matthaus, përcjell lajmi.net.
“Kur e shihni se çfarë ky trofe nënkupton për këtë sulmues të jashtëzakonshëm, sa i lumtur ai ishte, çfarë ai dha dhe sakrifikoi për të, ju e kuptoni se çfarë do të thotë për të”.
“Ai ka punuar drejt kësaj për shumë vite. Ai e meritoi këtë dhe titullin futbollisti më i mirë në botë”.