Verona ndal Lazion, Rrahmani Immobilen

Lazio dhe Hellas Verona kanë ndarë pikët duke luajtur baras në ‘Olimpico’.

Ndeshja e mbetur e javës së 17-të nuk dhuroi gola, duke përfunduar barazim 0-0, ku vendasit humbën mundësinë për të kaluar Interin në pozitën e dytë.

Edhe në këtë ndeshje, Amir Rrahmani tregoi paraqitje të mirë, duke ndalur sulmuesin më në formë në Serie A, Ciro Immobile.

Vlen të ceket që këtë sezon, është vetëm mbrojtja e Juventusit që në stadiumin ‘Olimpico’ ka arritur të ndalë Ciro Immobilen, dhe të njëjtën gjë sonte e bëri edhe Amir Rrahmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *