Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve, mes Paris Saint-Germain e Bayern Munichut.
Pjesa e parë e takimit final që po zhvillohet në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, përfundoi baras pa gola.
Të dyja ekipet patën rastet e tyre për gol, me Robert Lewandowskin që pati dy mundësi të arta te Bayerni, duke qëlluar edhe shtyllën.
Te Parisi, më herët raste të mira kishin pasur Angel Di Maria e Neymar.
Lajmi i keq për Bayernin ishte lëndimi e Jerome Boateng, që u zëvendësua me Niklas Suele në minutën e 25-të.