Ish-futbollisti serb: Shumë shqiptarë e duan Zvezdën, një mik nga Korça e ka bërë tatuazh stemën e klubit

Ish-futbollisti i Crvena Zvezdës ka folur për dashurinë ndaj ish-skuadrës së tij në një bisedë me “Mondo.rs”.

Crvena Zvezda përballet me Tiranën në Shqipëri të martën nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.

Dhe Gvozdenovic ka thënë për mediumin serb se Crvena Zvezda pëlqehet nga jo pak njerëz në Shqipëri.

“Shumë shqiptarë e mbështesin Crvena Zvezdën. Ata u rritën me futbollin ish-jugosllav. Aso kohe unë jetoja në Tiranë”, ka deklaruar ai.

“Unë e kam një mik shqiptar dhe ai është i çmendur pas Zvezdës. Emri i tij është Genc dhe jeton në Korçë. Dhoma e djalit të tij është e mbushur me fanllat e Zvezdës. Madje, ai bëri tatuazh stemën e klubit dhe simbolin e tifozëve ‘Delije”, tha ish-futbollisti që ka luajtur te Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *