27 milionë sterlina! CR7 përgatit zbarkimin e bujshëm në Manchester

Nga njëra anë është futbollisti Cristiano Ronaldo. Nga tjetra biznesmeni.

Pas mbylljes së sezonit të futbollit, sulmuesi i Juventus-it ka vendosur të shkëputet pak nga bota e topit dhe të përqendrohet biznesi dhe veçanërisht te hapja e një hoteli luksoz me 4 yje me kosto 27 milionë sterlina në Manchester.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, struktura duket se është fryt i bashkëpunimit të tij me kompaninë e turizmit dhe argëtimit Pestana dhe duhet të jetë gati në vitin 2023.

Do të bëhet fjalë për një hotel me plot 11 kate, 151 dhoma, një palestër dhe një bar/restorant në çati. Vendimi për të hapur një strukturë të re ka ardhur nga suksesi i madh që CR7 ka pasur me hotelet në Madeira, Lisbona, Madrid, New York, Marrakesh dh Paris.

Në faqen e Pestana-s lexohen edhe arsyet që kanë shtyrë CR7 të vazhdojë përpara me realizimin e hotelit në Manchester:

“Ky vend i përshtatet në mënyrë perfekte karakteristikave të qytetit dhe ky është i njëjti qytet ku CR7 ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare. Përveç futbollit, Manchester njihet edhe për muzikën dhe është vendi i lindjes së revolucionit industrial”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *