Kylian Mbappe konsiderohet nga pjesa më e madhe si një nga fituesit e ardhshëm të Topit të Artë.
Por, sipas Jose Mourinho-s, ylli i Paris Saint-Germain ka akoma diçka për të treguar. Trajneri i Tottenham ka folur DAZN në prag të finales së Champions League mes PSG-së dhe Bayern, duke dhënë mendimin e tij mbi sulmuesin francez.
“Një futbollist nuk duhet ta marrë Topin e Artë nëse skuadra e tij nuk ka sukses”, ka thënë Mou.
“Nëse do të duhej të zgjidhja se kush duhet ta fitojë Topin e Artë, do t’ia jepja çmimin vetëm atij që ka arritur diçka me skuadrën”.
“Mendoj se Mbappe nuk duhet të shihet si një kandidat i mundshëm për Topin e Artë nëse PSG nuk fiton Champions League”.
“Por këto janë vetëm mendimet e një njeriu që mendon për skuadrën dhe të një trajneri që ka gjithmonë në zemër ekipin”.
“Të them të drejtën, nuk besoj se Mbappe po mendon për Topin e Artë dhe për triumfet personale, por vetëm për të fituar me PSG-në”.
“Mendoj se është i shqetësuar për të fituar Champions League”.