Skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina, pritet të përballet në ndeshjen e sotme kundër Lincoln Red Imps, në kuadër të Evropaligës.
Skuadra kosovare dje ka zhvilluar stërvitjet e fundit para kësaj ndeshje.
Mirëpo futbollistët e Prishtinës janë testuar për koronavirus dhe rezultatet pritet të dalin sot pas orës 12:00.
Kjo është hera e dytë që Prishtina po provon ta zhvillojë këtë ndeshje pasi që herën e parë kishin rezultuar 8 futbollistë pozitivë dhe nuk ishte zhvilluar ndeshja.