Tronditëse, ish ylli i Lyonit humb ndjenjat në fushë (Video)

Sulmuesi 35-vjeçar francez Bafétimbi Gomis ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës, në minutën e 13’ të ndeshjes mes Al Ahli dhe Al Hilal, në Arabinë Saudite.

Futbollistët dhe stafet e të dy skuadrave përjetuan momente ankthi për pak çaste, por më pas sulmuesi u ngrit dhe vijoi normalisht takimin, duke luajtur deri në vërshëllimën finale.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh me Gomis, pasi sulmuesi ka rënë pa ndjenja edhe kur ka qenë pjesë e skuadrave si Swansea e Galatasaray, por edhe gjatë një seance stërvitore me kombëtaren franceze.

Gomis vuan nga një sinkop vasovagal, një rënie e papritur e presionit të gjakut, që sjell humbjen e vetëdijes, ndërsa shkak për të bëhen situatat e ngarkuara emocionale.

Në fund vetë sulmuesi ka reaguar në Twitter, ku ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe ka thënë se më shumë pati frikë sesa dhimbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *