Portieri i Inter-it, Samir Handanovic, ka folur për Sky Sport pas humbjes së pësuar kundër Sevilla-s në finalen e Europa League.
“Jemi shumë të hidhëruar dhe të zhgënjyer, por duhet të shikojmë përpara. Është një pikënisje dhe duhet të luajmë ndeshje të tjera si këto”, ka thënë numri një i Inter-it.
“Çfarë na ka munguar? Do të ishte e lehtë të thuash diçka tani. Mendoj se ndeshja mund të jetë vendosur nga disa episode, si goli i gabuar nga Lukaku”.
“Ata kanë rënë në pjesën e dytë dhe ne duhej ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen, sepse ata ishin më të lodhur. Më pas ka ardhur edhe episodi i autogolit, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe”.
“Duhet të mësojë nga ndeshje si kjo. Nga humbjet duhet mësuar. Sevilla ka qenë një kundërshtar i vështirë, i bëj komplimentet dhe ne duhet të shkojmë përpara”.