Munishi: Ballkani është Ferrari, skuadrat tjera janë traktorë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, vazhdon me deklarata “bombastike”. Pavarësisht se skuadra e tij nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, ai beson se Ballkani është skuadra më e mirë në Kosovë. “Ne jemi Ferrari, ndërsa skuadrat tjera janë traktorë. Evropa është autostradë, ndërsa ne, në vend se të dalim me Ferrari, kemi dalë me traktorë”, ka thënë Munishi në emisionin Kampionët në Kanal 10. Ai ka shtuar se është shumë është lutur që futbollistët e tij të dalin sa më shumë jashtë vendit, duke parë atë që ka ndodhur në kampionatin vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *