Diçka po ndodh, Koeman arrin në Barcelonë

Ronald Koeman është kapur nga kamerat në aeroportin e Barcelonës.

Video është publikuar nga ‘El Chiringuito TV’ në ‘Twitter’.

Edhe pse asgjë ende s’ka zyrtare, ky është një sinjal që Koeman mund ta zëvendësojë Quique Setiénin që i ka orët e numëruara në stolin e Barcelonës.

Barça pritet të bëjë ndryshime të mëdha pas humbjes 8-2 nga Bayern Munich, humbja më e thellë në histori në Champions League.

Sido që të jetë, pandemia e COVID-19, mund t’ia kushtëzojë Barcelonës ndryshimin e madh të skuadrës, derisa tashmë po shtohen edhe zërat për një largim të mundshëm të Lionel Messit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *