Shtatë muaj pasi u prezantua si trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien po shkarkohet nga klubi.
Që kur arriti në krye të skuadrës, pozita e tij ka qenë në dilema të mëdha, mirëpo turpërimi që iu bë nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, ka sjell përfundimin e kohës së tij në Camp Nou.
Marrëdhënia në zhveshtore me lojtarët nuk e kanë ndihmuar 61-vjeçarin.
Parakaluesi i tij, Ernesto Valverde qëndronte mirë me statistika dhe shkarkimi i tij nuk u prit mirë në skuadrën e Barcelonës.
Ishte shpresuar se me ardhjen e Setien do të përmirësohej tika-taka dhe do të fitonin të gjithë trofetë, mirëpo në fund mbetën duarbosh.
Pamje të injorimit të Lionel Messit ndaj asistentit Eder Sarabia pushtuan internetin dhe aty është parë se trajneri kishte humbur kontrollin ndaj lojtarëve.
Setien e kishte marrë drejtimin e Barcelonës në krye të tabelës, mirëpo përfunduan në vendin e dytë, duke e humbur kështu titullin e La Ligës kundër Real Madridit.
Më pas ishte një periudhë e vështirë për trajnerin se nëse e ardhmja e tij ishte në Camp Nou, mirëpo eliminimi nga Bayerni, e vendosi shkarkimin e tij.
Setien do të largohet nga Barcelona si trajner në 25 ndeshje, me 16 fitore, katër barazime dhe pesë humbje.
Ai do të jetë trajneri që ka qëndruar më së paku në krye të klubit që nga viti 2003, kur strateg ishte Radomir Antic me vetëm 24 ndeshje. /Telegrafi/