Manchester City është eliminuar nga Champions League ndaj Lyonit me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, Kevin de Bruyne tha se është turp për ne që përfunduam kështu.
“Viti tjetër, historia e njëjtë. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, ne e dinim kë. Filluam me ritëm të ngadaltë dhe nuk kishim shumë opsione. Por, në pjesën e dytë ne luajtëm shumë mirë. Ne barazuam rezultatin dhe kishim disa shanse dhe goli i dytë dhe i tretë e mbaroi ndeshjen. Është turp për ne që përfunduam kështu. Ne duhet të mësojmë nga kjo, nuk ishte e mjaftueshme ajo që kemi bërë”, u shpreh belgu.