Lyoni e ka eliminuar Manchester Cityn 3-1 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, për të kaluar në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Bayern Munichun.
Golat për skuadrën franceze i shënuan Maxwel Cornet dhe Moussa Dembele (79’/87′), ndërsa për Citizen realizator ishte Kevin de Bruyne.
Lyoni ishte më i mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.83, derisa City u vlerësua me 6.50.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë çerekfinale ishin De Bruyne e Hossem Aouar, që u notuan me 7.9.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Ederson Moares me vlerësimin 4.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: