Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, mund të transferohet drejt skuadrës së Atalantas në kampionatin italian sezonin e ri.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi italian Calcio Mercato, transmeton Klan Kosova.
Standard Liege po kërkon rreth 6 milionë për kosovarin, kurse skuadra italiane ka ofruar 4 milionë euro për shërbimet e anësorit.
25 vjeçari ka pasur një edicion të mirë në Belgjikë tek Standarti, duke u aktivizuar si titullar.