Real Sociedadi ka bërë të ditur të shtunën se dy lojtarë janë infektuar me virusin Covid-19, nga testet që iu bënë të gjithë skuadrës të premten.
Rastet pozitive me koronavirus po vazhdojnë të shtohen te klubet spanjolle. Real Sociedadi është vetëm klubi i fundit që ka konfirmuar raste me Covid-19, transmeton GE.
Përderisa klubi bëri të ditur se dy lojtarë kanë dalë pozitivë në testet që iu bënë lojtarëve, trajnerëve dhe të gjithë stafit të ekipit, ata nuk bënë të ditur se cilët lojtarë dolën pozitivë.
“Lojtarët tashmë janë duke u izoluar në shtëpitë e tyre dhe do të testohen sërish pas disa ditëve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi spanjoll.
ℹOFFICIAL ANNOUNCEMENT|Ahead of starting pre-season preparations, all the first-team players took PCR and serological tests. Among the results, two have come back positive and are now self-isolating in their respective places of residence and will take another PCR test next week pic.twitter.com/cZsGP1oKr6
— Real Sociedad (@RealSociedadEN) August 15, 2020
Klubi gjithashtu theksoi se të gjitha autoritetet relevante janë të vetëdijshme për këtë situatë dhe ka bërë të ditur se tash lojtarët do të stërviten individualisht, në bazë të protokollit të La Ligës.
Së fundi, Real Sociedadi bëri të ditur se lojtarët do të testohen sërish të hënën dhe pastaj mund të kthehen stërvitje ekipore.