Etrit Berisha nuk do të mbetet te skuadra italiane Spal, pasi kjo e fundit ka rënë nga elita e futbollit italian.
Portieri prishtinas ishte i huazuar nga Atalanta, por nuk do të rikthehet as në klubin bergamask.
Torino pritet të jetë skuadra e re e Berishës, pasi klubi torinez ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit shqiptar.
‘Demat’ do të mbesin pa portierin e parë Salvatore Sirigu dhe Berisha shihet si zëvendësuesi adekuat i italianit.
Ndërkohë në anën tjetër edhe Samir Ujkani pritet ta vazhdojë kontratën me klubin torinez.
Sipas medieve italiane portieri i Kosovës është pajtuar të vazhdoj qëndrimin në Torino edhe për një vit tjetër me pagën e njëjtë.
Kësisoj dy portierët shqiptarë përsëri do të jenë shok skuadre si në kohën kur ishin tek Kombëtarja e Shqipërisë.