Eroll Salihu zbulon ditën kur skuadrat kosovare mund t’iu rikthehet stërvitjeve

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të komentuara ditëve të fundit në opinionin sportiv vendor.

Çështja e fillimit ose jo të stërvitjeve, po lakohet në vazhdimësi, ndërsa gjasat që përgatitjet për edicionin e ri të fillojnë shpejt, janë më se reale.

Këto deklarime i bëri sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili në një prononcim për “GazetaBlic” deklaroi se brenda 2-3 ditëve pritet që të marrin edhe përgjigjen pozitive nga qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ne i kemi përfunduar procedurat e nevojshme si federatë. Pas takimit me ministrin e shëndetësisë dhe ministren e sportit, zonjën Dumoshi, e kemi paraqitur si kërkesë/propozim, ndërsa MKRS-ja e ka adresuar këtë çështje në ekzekutiv.

Gjatë mbledhjes së ardhshme të qeverisë, do të diskutohet kjo çështje, ndërsa ne jemi optimistë se përgjigjia do të jetë pozitive”, ka thënë mes tjerash Salihu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *