Juventusi është duke planifikuar të bëjë një ofertë mahnitëse, në vlerë 200 milionë euro, për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kampioni italian dëshiron ta bëjë yllin e Liverpoolit mbrojtësin më të shtrenjtë në botë për herë të dytë.
Pasi e joshi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi, Juve synon ta bëjë të njëjtën edhe me holandezin, në përpjekje për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Sipas tabloidit britanik, 28-vjeçari mund të jetë i hapur për t’u larguar nëse lideri i Premierligës, Liverpooli e fiton titullin këtë sezon, duke ia bashkangjitur suksesin Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe Super Kupës së Evropës.
Klubi nga Serie A e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të fundit para rreth 25 vjetëve dhe duke e parë suksesin e brendshëm në dekadën e fundit, trofeu evropian është synimi i madh dhe i vetmi që i mungon.