I ka bërë të gjithë kurioz me mesazhin “Tomorrow” të postuar në rrjetet sociale. Paul Pogba kishte bërë të mendohej se do të bënte një lajmërim në lidhje me të ardhmen e tij, rinovimin e kontratës me Manchester United ose lamtumirën.
Por, disa orë më vonë, dhe pasi ka saktësuar se nuk bëhej fjalë për futboll, misteri është zbuluar: aventura e re për francezin do të jetë në botën Esports.
Fanellë e kaltër dhe lajmërim zyrtar në Twitter. Pogba ka zbuluar aventurën e tij të re me “fanellën” e Verdansk FC, skuadër që mban emrin e qytetit të Call of Duty, video-loja e famshme mes të rinjve.
“Time to start my next chapter ëith VerdanskFC. This team is going to be fire!!!”, ka shkruar mesfushori në rrjetet sociale. Një lajmërim që ka qetësuar tifozët e Manchester United, të frikësuar për një lamtumirë të mundshme të kampionit të botës.