Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka kontaktuar me Alban Pnishin dhe e ka ofertuar për të qenë pjesë e ekipit për edicionin e ardhshëm, madje duke i prezantuar një ofertë të mirë financiare,
29 vjeçari, i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në shtatë ndeshje zyrtare është futbollist i lirë nga dhjetori i vitit 2019, ndërkohë po shqyrton mundësinë që të angazhohet në ndonjë klub pas aventurës së fundit te Bnei Yehuda në Izrael, raporton GazetaSheshi
Koha po punon në të mirë të “industrialistëve”, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësit të qendrës për edicionin e ri.