Real Madrid: Zidane u hap derën e largimit nëntë lojtarëve

Real Madridi duket se në këtë verë do të bëjë një revolucion në skuadër.

Los Blancos planifikojnë që në këtë afat kalimtar të largojnë disa lojtar, që thuhet se në total janë nëntë.

Zinedine Zidane u ka bërë me dije disa prej lojtarëve se nuk janë në planet e tij për edicionin 2020/21 dhe janë të lirë të kërkojnë skuadër të re.

Gareth Bale do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi tashmë përplasja mes francezit dhe uellsianit është më e ditur.

Në listë të largimeve do të jenë edhe Lucas Vazquez, Brahim Diaz, Mariano Diaz, James Rodriguez, Luka Jovic, Isco, Nacho dhe Marcelo.

Sipas mediave në Spanjë, Real Madridi planifikon që nga largimet e bëra, do të tentojë transferimin e Kylian Mbappes, Eduardo Camavingas dhe disa shënjestrave të tjera, por që këto duhet të presin deri në verën e viti 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *