Gjatë ditës së sotme është raportuar se Bastien Toma është futbollisti i radhës që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Toma po cilësohet si një nga futbollistët që ka të ardhme premtuese, e ku gjatë këtij sezoni në 27 ndeshje ka arritur të shënojë dy gola e të bëjë 3 asistime, shkruan Gazeta Sinjali.
Toma është vetëm 21 vjeçar dhe aktualisht është pjesë e skuadrës zvicerane FC Sion.
Kurse në disa pamje të publikuara shihen golat fantastike që Toma ka shënuar e po ashtu edhe asistimet e mrekullueshme që ka bërë.