Skuadra e Atalantas është në avantazh për ta transferuar mbrojtësin e djathtë, Mërgim Vojvoda, kanë njoftuar të dielën mediumet në Itali.
Interesim për mbrojtësin e Kosovës kanë shprehur edhe Genoa, Lazio dhe Fiorentina.
Vojvoda me Standard Liegen ka kontratë deri në qershor t vitit 2023, derisa klubi belg kërkon për të dhjetë milion euro.
Pjesë e Atalantas është edhe qendërmbrojtësi shqiptar i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.