Juventusi ka shkarkuar trajnerin Mauricio Sarri! Është ky lajmi i minutës së fundit që vjen nga Italia, ndërsa për çështje orësh do të vijë edhe zyrtarizimi nga ana e vetë faqes zyrtare të klubit. Dështimi në “Champions League” që në fazën më të hershme, klima e keqe brenda skuadrës dhe njëkohësisht fitimi i Serisë A mes vuajtjeve deri në takimet e fundit e kanë shtyrë Agnellin që të mbërrijë në këtë vendim.
Por për trajneri Sarri ishte i papritur pasi kishte siguri që do të qëndronte edhe sezonin e ardhshëm në krye të Juventusit. Madje në konferencën para ndeshjes me Lionin është shprehur saktësisht: “Drejtuesit e Juventusit nuk janë amatorë që të marrin vendimin e tyre për mua bazuar vetëm në një ndeshje, prandaj nuk rrezikoj asgjë ndaj Lionit”.
Në fakt kjo edhe ndodhi, ndërkohë që kampionët e Italisë janë në kërkim të një trajneri të ri. Mauricio Poketino është një prej pretendentëve kryesorë për të marrë drejtimin e bardhezinjëve, por duhet të presim ende për një konfirmim.