Jurgen Klopp ka lënë jashtë James Milner dhe Xherdan Shaqirin për ndeshjen e së shtunës ndaj Southamptonit.
Dyshja janë të lënduar që nga fillimi i muajit janar, me lëndime muskulore, teksa Milner ka munguar në katër ndeshje, derisa Shaqiri në gjashtë ndeshje, shkruan Zëri.info.
Mungesa e tyre është mbuluar nga rikthimi i Fabinhos dhe integrimi i Takumi Minaminos, derisa Alex Oxlade-Chamberlain dhe Naby Kaita janë sërish të gatshëm.
Southamptoni luan në ‘Anfield’ nesër ndaj Liverpoolit në ndeshjen e fundit para pushimit dimëror.
Por, trajneri gjerman ka zbuluar se dyshja e sipërpërmendur do të rikthehen për udhëtimin në Norwich më 15 shkurt, ashtu si edhe Sadio Mane.
Nga ana tjetër, Adam Lallana ka munguar në tri ndeshjet e fundit, por ka stërvitur normalisht së fundmi.