Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbylljen e merkatos së janarit.
Shumë lojtarë kanë ndërruar skuadrat e tyre, përfshirë edhe disa lojtarë të kombëtares së Kosovës, si Valon Berisha, Florian Loshaj e Florent Hadërgjonaj.
Por, vëmendja e tifozëve të Kosovës mbetet tek Arijanet Muric, portieri i Manchester City, që deri në këtë pikë të sezonit ka qenë i huazuar te Nottingham Forest.
Aro nuk kaloi aq mirë në aventurën e tij me Nottingham, duke mos pasur minutat e mjaftueshme në dispozicion, edhe pse në ndeshjet e para niste si titullar.
Emri i Aro lidhej me një kalim/huazim të dytë, te Preston, por një gjë e tillë duket se nuk do të arrihet, me merkaton që tashmë është pak orë para mbylljes.
‘Nottinghampost’ shkruan se Arijanet Muric me shumë gjasë do t’i jap fund huazimit të tij te Nottingham.
Por, ylli i Kosovës nuk do të gjej skuadër të re. Ai do të kthehet te Manchester City, ku me shumë gjasë do ta mbyll sezonin me ‘Citizens’.
Minutat për Arijanet Muric janë shumë të nevojshme, duke pasur parasysh se Kosova do të ketë ndeshje të rëndësishme në muajin mars.