Ish-sulmuesi i Bayern Munchen, Sandro Wagner, i ka habitur të gjithë së fundmi, teksa ka deklaruar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.
Sulmuesi gjerman e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Bayernit, teksa ia doli që të arrijë deri në ekipin e parë në vitin 2008.
Megjithatë për shkak të konkurrencës së madhe, lojtari e kishte të pamundur të gjente hapësira dhe për këtë arsye u huazua në disa klube si, Duisburg, Werder Bremen dhe Kaiserslaturen.
Më vonë lojtari provoi edhe eksperienca me Hertën e Berlinit, Hofeneimin dhe Darmstadin, për tu kthyer më pas te Bayerni përsëri në 2018-ën.
Së fundmi pjesë e Teda në Kinë, Wagner ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli, ndonëse është vetëm 32 vjeç.