Vendoset përfundimisht e ardhmja e Martinezit dhe Messit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se bisedimet me Interin për Lautaro Martinezin kanë marrë fund, si dhe është shprehur i sigurt se Lionel Messi do ta mbajë fjalën e dhënë ndaj klubit.

Dy klubet kanë qenë në bisedime për Lautaron, por asnjëherë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për çmimin e tij.

Interi kishte refuzuar vazhdimisht ta linte argjentinasin të largohej për më pak se 111 milionë euro, çmimin e caktuar në klauzolën e tij, e cila ka skaduar tashmë gjithsesi.

“Barça bisedoi me Interin për Lautaron për disa javë, por bisedimet u ndërprenë në pajtim të përbashkët”, tha Bartomeu.

“Gjendja e tanishme nuk lejon investime të mëdha”, shtoi ai.

Gjatë javëve të fundit, ka pasur thashetheme të vazhdueshme se Interi dëshiron ta joshë Messin për një përvojë të re në Serie A, por presidenti i Barcelonës s’është i shqetësuar për këtë.

“Messi gjithmonë ka thënë se dëshiron ta kryejë karrierën profesionale në Barçë. Edhe pse kontrata i mbaron më 2021, Messi mund të luajë futboll të nivelit më të lartë edhe tri apo katër vjet të tjera”, nënvizoi ai.

“Padyshim se Messi do ta mbajë fjalën dhe do të pensionohet në Barcelonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *