Edhe pse ka qenë një lojtar deçiziv në sezonin e fundit duke ndihmuar Real Sociedad të sigurojë kualifikimin në Europa League dhe të shkojë deri në finalen e Kupës së Mbretit, Adnan Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske në merkaton e kësaj vere.
Sociedad nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës, lojtarit shqiptar që i skadon në verën e vitit 2022.
Klauzola e Januzaj është 50 milionë euro, megjithatë ai mund të largohet edhe për 18-20 milionë euro.
Në rast shitje, atëherë Sociedad i detyrohet edhe 30% të shumës së përfituar Manchester United, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga.