Ivan Rakitic duket se po kalon orët e fundit te Barcelona.
Kampionët e La Ligas janë duke shpresuar të gjejnë një blerës për Ivan Rakitic, para se të mbyllet afati kalimtar i janarit, shkruan Daily Star.
Ardhjet e fundit te Barcelona, kanë bërë që Rakitic të humbet minutazhën.
Reprezentuesi kroat ka qenë i lidhur me kalim te Manchester United dhe Inter, por të dy skuadrat duket se nuk janë të gatshme tani t’i ofrojnë kontratë Rakitic.
Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Sevilla.