Futbollistët e Dritës shpërblehen me kaq para pas triumfit në Superligë!

Skuadra e Dritës dje ka ngritur trofeun e e tretë në histori të klubit.

Kështu, futbollistët e Dritës do të pasurohen me nga 10 mijë euro për trofeun e fituar në këtë edicion, përcjell Gazeta OLLE.

Këtë deklaratë e ka dhënë drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli në emisionin Sporti Total.

“Do të ketë shpërblime për futbollistët. Varësisht nga lojtari, por shpërblimet për lojtar sillen te afro 10 mijë euro”, ka zbuluar Feti Murseli.

“Intelektualët” arritën të fitonin një garë të ashpër me Gjilanin dhe Ballkanin, derisa larg nuk ishte as Prishtina.

Drita e mbylli këtë edicion në vendin e parë me 68 pikë, aq sa kishte edhe Gjilani në të dytin, por që përballljet direkte përcaktuan triumfuesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *