Talenti i Feronikelit, Endrit Bytyqi ende s’ka vendosur se cilës skuadër t’i bashkohet ose nëse do mbetet te skuadra momentale.
Bytyqi që disa muaj është duke u stërvitur me skuadrën e Afrim Tovërlanit, por ende nuk ka bërë paraqitje me ekipin e parë për klubin e madh nga Drenasi.
Ai në një prononcim për arbresh.info, tha se synon që të arrijë sa më lartë në futbollin profesional dhe është duke u përgatitur maksimalisht për edicionin e ardhshëm.
“Synimet e mia janë që të arrijë sa më lartë në futbollin profesional, jam duke punuar mjaftë shumë që të jem i përgatitur maksimalisht për sezonin e ardhshëm, për cilëndo skuadër që do t’i bashkohem”, theksoi fillimisht Bytyqi.
Tutje, Bytyçi bëri me dije se ende s’ka vendosur për të ardhmen shkaku që nuk ka biseduar me klubin dhe mbetet të shihet vendimi përfundimtar.
“Për momentin jam duke u stërvitur me Feronikelin dhe kemi një pauzë të shkurtër dhe me pas do ulemi e t’i bisedojmë gjërat me klubin dhe do shoh cili do jetë vendimi”, deklaroi ai.
Në fund, ai konfirmoi se disa klube të Ligës së Parë janë të interesuara për të, por s’ka asgjë konkrete sepse nuk ka marrë ndonjë vendim.
“Ka disa skuadra të interesuara nga Liga e Parë, por nuk kam vendosur sepse nuk e di nëse do largohem nga Feronikeli ose të qëndrojë”, përfundoi Bytyqi.
Mbetet të shihet në ditët e ardhshme vendimi përfundimtar i Bytyqit.