Drita është kampioni i Kosovës për edicionin 2019/20.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e siguroi titullin e kampionit në mesjavë, derisa sot e mbylli edicionin me humbje 2:1 nga Ballkani në Suharekë, shkruan “Zeri”.
Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra e Dritës e ka ngritur në qiell titullin e kampionit.
Këtë e ka bërë kapiteni Ardian Limani me bashkëlojtarët e tij.
Ndryshe, ky është titulli i tretë në histori të Dritës. Klubi gjilanas e mbylli edicionin 2019/20 në vendin e parë me 68 pikë pas 36 ndeshjeve.
Për më shumë, momentin kur futbollistët e Dritës e ngritën në qiell trofeun mund ta shikoni në videon e mëposhtme.