Me ndeshjet që zhvillohet sot mbyllet edicioni i Superligës së Kosovës në futboll.
Tashmë dihet që Drita është kampione e Superligës, por shumë gjëra tjera kanë mbetur pa u sqaruar dhe këtë mund ta bëjë vetëm java e fundit. Cila skuadër do të dal në Evropë dhe cila do të largohet nga Liga pas Dukagjinit, Vushtrrisë e Ferizajt mbetet të shihet pas 90 minutave të zjarrtë që do të zhvillohen në sfidën Flamurtari- Gjilani, Trepça ‘89 – Prishtina dhe Drenica- Dukagjini.
Për trajnerin e Kosovës U21, Rafet Prekazi ky kampionat ishte më interesanti në rajon.
“Liga e Kosovë nëse mundemi me lavdëruar për diçka atëherë mund të them se ishte liga më interesante dhe me rivalitet më të madh në Ballkan. E kemi parë në Kroaci, Dinamo moti e ka zgjidh çështjen e kampionit, ashtu ishte edhe në Serbi, Bullagri etj tek ne është krejt ndryshe.
Për mendimin them se ky kampionat jo që është më i miri në 20 vitet e fundit por më i miri edhe në rajon”, ka thënë Prekazi në “Koha shtesë” në Supersport Kosova.