Rrahje masive ndërmjet lojtarëve të Sileksit dhe Borecit në ndeshjen miqësore në Maqedoninë e Veriut

Skena josportive janë parë në ndeshjen miqësore të dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, Sileks dhe Borec.

Këtë takim e fitoi skuadra e Sileksit (2-0), mirëpo ajo që tërhoqi vëmendjen ishte rrahja masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Tensionet filluan të rriteshin për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve të Borecit ndaj ekipit kundërshtar.

Duke qenë se lojtarët e Sileksit janë duke u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ata nuk dëshirojnë të lëndohen në këtë fazë.

Dhe gjërat shkuan deri në atë shkallë saqë tensionet e tejkaluan kufirin duke bërë që t’i zgjidhnin gjërat me përleshje fizike. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *