Ballkani ishte skuadra pa asnjë dyshim më simpatike e kampionatit kwtw edicion.
Përveç futbollit të bukur ajo ishte në luftë për titull deri në ndeshjen e fundit, derisa është edhe pjesë e finales së Kupës së Kosovës ku ndeshet me Prishtinën.
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi në një prononcim për “Koha Shtesë” në Super Sport Kosova, transmeton “Zeri.info”, ka thënë se qysh tash po mendon për edicionin e ri, derisa edhe ka thënë se asnjë futbollistë nuk largohet
“Nuk e kemi nisur garën për titull por gjërat shkuan mirë dhe e vazhduam luftën, por ja që në fund në ndeshjen me Gjilanin e humbëm hapi. Kampionatin e nisëm shumë mirë në pjesën parë por ndodhi pandemia dhe aty mendoj se ngecëm.
Gjithsesi unë i përgëzojë lojtarët për mundin dhe sakrificën e dhënë. Ne nga tash po mendojmë për sezonin ri, por sigurisht edhe po luftojmë për një pozitë në Evropë dhe dashtë Zoti do t’ja arrijmë”, ka thënë Kabashi duke folur më pas për fatin e futbollistëve, nëse ata do të largohen.
”Unë gjithsesi se do të jem pjesë e Ballkanit dhe pjesë e skuadrës do të jenë gjithë futbollistët përveç ata që marrin ofertë nga jashtë pra nuk i pengojmë. Do të jemi prapë së bashku me të gjithë për të luftuar pë7r objektivat që do t’i kemi”, ka thënë Kabashi.