Manchester City është skuadra e dytë finaliste e kompeticionit anglez, EFL Cup.
Kampioni anglez eliminoi pas dy ndeshjeve rivalin lokal, Manchester United, përcjellë “Olle”.
Në fakt, kualifikimi dukej i vendosur që në ndeshjen e parë, ku City kishte fituar 3:0 në “Old Trafford”.
Sonte në “Etihad”, United fitoi me shifrat 1:0, fitore e cila nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar në finale.
Golin e vetëm e realizoi Nemanja Matic, i cili më vonë u ndëshkua me karton të kuq.
Në finale, Manchester City ballafaqohet me Aston Villan, e cila në gjysmëfinale eliminoi Leicester Cityn.